07 Jan

Pse na lepijne qente?

Ka shume arsye pse nje qen mund te jete duke te lepire.

  • Sic perdorin hunden per te njohur boten rreth tyre, gjuha i ndihmon ata per te shijuar gjerat qe ndodhen me prane. Gjithashtu si pasaardhes te ujkut, qente kane te gdhendur ne ADN shume sjellje nga ata. Shqisen e te shijuarit me gjuhe, qente e perdorin jo vetem si nje menyre per te njohur boten, por gjithashtu per te treguar dashuri dhe perkujdesje.
  • Nena lepin kelyshet per t’i pastruar ata vazhdimisht, prej aromave qe krijon trupi i te vegjelve, dhe nese ne jemi duke qare apo djersitur, kriperat e sekrecioneve tona i ftojne qente instiktivisht qe te kujdesen per pastertine e fytyres sone.
  • Kur nje ulkonje afrohet tek kelyshet e saj me mishin e kapur ne goje, ata lepijne mishin rreth gojes se nenes per t’u ushqyer. Mendohet qe kjo sjellje ka kaluar ne AND-ne e qenve, duke e kryer kete veprim ne menyre instiktive. Qente me karakter te nenshtruar gjithmone marrin nje pozicion te perulur duke lepire buzet e qenit tjeter dominant, duke imituar te njejten sjellje si tek ujqerit.
  • Sjellja e lepirjes perforcohet shume tek qente kur ne buzeqeshim, gezohemi apo i perkedhelim teksa ata jane duke kryer kete veprim. Cdo lloj vemendje do ta bej qenin te ndihet i shperblyer dhe i inkurajuar per te vepruar perseri keshtu ne te ardhmen.
  • Ne boten e qenve te punes, ka qen te cilet trajnohen per te gjetur me nuhatje semundje specifike te njerezve. Disa qen e bejne kete veprim instiktivisht dhe per t’u kujdesur per ne, ata do te nisin te lepijne vendin. Ne rast se qeni juaj e ben vazhdmisht kete sjellje ne nje pjese te caktuar te trupit, ku normalisht nuk do duhet ta lepinte, ndoshta me e mira do te ishte te konsultoheshit me nje mjek per nje kontroll.

Add Your Comment

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp