06 Jan

Qeni dhe foshnja e sapolindur

Nuk ka vetem 1 menyre e suksesshme se si te sjellesh nje te sapolindur ne shtepi kur ke nje qen. Suksesi i takimit varet teresisht nga niveli i trajnimit, temperamenti, stabiliteti, dhe kuptimi i kufijve te shtepise qe qeni ka.
Si do te jete sjellja ne teresi e qenit tend, ke ~9 muaj kohe per te pergatitur ate per nje ndryshim te madh ne stilin e jeteses. Trajnimi nuk duhet te filloje diten qe foshnja hyn ne dere prej maternitetit.
Menyra si prezantohet diçka e re ne jeten e qenit, eshte gjithmone e njejte, por ne rastin e nje foshnjeje, ne njerezit behemi shume emocionale. Keto jane gjera qe qeni duhet t’i dije perpara se i porsalinduri te vije ne shtepi:
✅Te dije kafazin e trajnimit
✅Te dije te qendroje “Tek Vendi” me pak ose pa menaxhim
✅Te jete i strukturuar dhe te kuptoje limitet qe ju i vendosni neper shtepi
Kur i porsalinduri hyn ne shtepi nuk ka nevoje per kontakte fizike me qenin. Foshnja nuk ka aftesine per te kuptuar çfare po ndodh dhe qeni nuk duhet te kete kontakt te drejteperdrejte me diçka aq vulnerabel dhe delikate. Personalisht mendojme qe te sapolindurit dhe qente nuk duhet te kene kontakte fizike ditet e para qe hyn ne shtepi.
Krijimi i nje ambienti neutral eshte çelesi i suksesit ne kete marredhenie. Bashkejetesa dy javet e para eshte e rendesishme qe qeni te qendroje ne distance nga femija, por ne prezence te tij. Rekomandojme qe qenit t’i krijoni nje kufij tek dera e dhomes ku do te fleje femija. Kjo eshte perfituese si per psikologjine e qenit, marredhenies se qenit me femijen ne te ardhmen, por edhe per prinderit qe te mos shqetesohen per menaxhimin e qenit rreth femijes.
Perpara se te filloni kontaktin fizik te qenit me foshnjen, vazhdimisht merrni nje rrobe ose batanije te foshnjes per ta lene qenin te nuhasi dhe te akumuloje aromen e re. Sigurohu qe qeni ta kete te qarte se ti je pronari i kesaj arome te re.
Sigurohu qe qenit te mos i ndryshoje rutina dhe te jete i plotesuar. Kjo nuk do te thote ushqim dhe strehim, por gjithashtu aktivitet fizik, psikologjik dhe socializim me qente e tjere. Eshte shume e lehte per nje qen te futet ne depresion nese rutina i ndryshon me ardhjen e diçkaje te re ne shtepi, siç eshte nje foshnje.

Add Your Comment

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp