16 Jul

Si të prezantosh foshnjën me qenin

Qentë tanë janë shumë në harmoni me ne, keshtu dhe me një ngjarje kaq monumentale sa shtatzënia, qeni juaj ndjen ndjesinë se diçka po ndodh. Por fakti që ai eshte perfshire në ndjenjat e reja që ‘varen në ajër’, nuk do të thotë se ai e kupton se çfarë do të thotë. Këtu janë disa këshilla për të përgatitur qenin tuaj për të sapolindurin.

  • Përqëndrohuni në udhëheqje (Ji lideri). Nëntë muaj është më shumë se kohë e mjaftueshme për të punuar në shumicën e çështjeve dhe për ti krijuar vetes per te qene nje lider i palëkundur i tufes. Thithni çdo problem të vogël që mund të keni. Hiqni zakonet e padëshiruara. Nëse është e nevojshme, kontaktoni një profesionist për të punuar me ju. Ju do ta vlerësoni punën që beni tani, kur te sillni ne jete një të porsalindur të qetë, pasi qeni do te jete me i qete vetem sepse ju keni ndryshuar qendrim me te. E gjitha eshte ne doren tuaj.
  • Jini të vetëdijshëm për energjinë tuaj. Një shtatëzani ndikon në të gjithë familjen. Mund të ndiheni të ngazëllyer, shqetësuar ose shume te lumtur. Mos harroni se qeni juaj do të pasqyrojë emocionet tuaja.  
  • Trego aromën e fëmijës suaj. Sill një element që përmban aromen e foshnjës tuaj, si p.sh. një pëlhurë nga spitali, përpara se të sjellësh foshnjën në shtëpi. Gjatë këtij ushtrimi, është e rëndësishme që të vendosni kufij të qartë. Sfidoni qenin që të nuhase në distancë, duke ruajtur elementin e sjelle. Duke bërë këtë, ju jeni duke komunikuar me qenin tuaj se elementi është i juaji dhe pastaj mund ti japesh leje qenit që ta nuhase perseri ate. “Ky element i ri më përket mua, dhe ti do të duhet të ndjekesh rregullat e mia kur te jesh rreth meje”. Kjo ndihmon në fillimin e procesit të krijimit të kuptimit për fëmijën.
  • Vendosni kufij për kujdesin ditor. Ne rekomandojmë që kufijtë të fillojne me dhomën e fëmijëve. Tregojini qenit tuaj kufij që në gjërat e vogla për të kuptuar më tej se ekziston një pengesë e padukshme që nuk mund ta kaloje pa leje. Me kalimin e kohës, mund ta lejoni qenin të eksplorojë dhe të nuhasë gjëra të caktuara në dhomë, me mbikëqyrjen tuaj. Pastaj vendosni ju kur duhet të largoheni. Përsëriteni këtë aktivitet disa herë para se fëmija të arrijë. Kjo do të lejojë qenin tuaj të dijë se kjo dhomë i takon një lideri te ri të tufës dhe duhet të respektohet në çdo kohë.
  • Kontrollo futjen dhe prezantimin. Filloni duke marrë qenin në një shëtitje të gjatë. Sigurohuni  të drenazhoni të gjithë energjinë e qenit tuaj. Para kthimit, prisni në pragun e derës, sigurohuni që qeni juaj të jetë në një mënyrë të qetë- të nënshtruar përpara se ta ftoni atë të hyjë. Pas hyrjes, qeni menjëherë do ta kuptoje se ka një erë të re në shtëpi. Nëse tashmë ai është prezantuar me këtë erë më parë, do të jetë diçka e njohur. Nëna ose babai me foshnjën duhet të jetë tërësisht i qetë. Qeni duhet të lejohet të nuhase fëmijën, por në një distancë të respektueshme. Gjatë këtij takimi të parë, mos e çoni fëmijën shumë afër. Me kalimin e kohës, qeni mund të lejohet të afrohet më afër me fëmijën. Në këtë mënyrë, po i mësoni qenit të respektojë foshnjën si një udhëheqës tjetër i tufës.
  • Mësoni fëmijën tuaj. Sapo fëmija juaj të jetë në gjendje eksplorimi, është e rëndësishme të monitoroni të gjitha ndërveprimet mes tij dhe qenit. Kjo është një mundësi e madhe për të mësuar fëmijën tuaj që të mos e shqetësojë qenin, t’i tërheqë bishtin, etj. Këto mësime rreth respektit të ndërsjelltë nuk mund të fillojnë menjëherë. Shumë fëmijë kanë provokuar pa dashje një qen tjetër paqësor, thjesht sepse ata ishin pa mbikëqyrje ose prindërit e tyre nuk u kishin dhënë udhëzimet e duhura.
  • Mos harroni qenin. Një qen nuk ka nevojë për lodra ose vëmendje të veçantë për t’u ndjere i rëndësishëm, thjesht mbani rutinën, duke ofruar shëtitje të përditshme (2-3 here ne dite) dhe udhëheqje të qëndrueshme nga ju. Kjo do të ndihmojë që qeni juaj të ndjehet konfident dhe të lejojë që ai të relaksohet për pjestarin e ri të familjes.
  • Harrojeni për racën. Mos supozoni se qeni juaj nuk do të jetë një problem i bazuar vetëm në rracen, ose anasjelltas. Sigurisht, foshnjat janë kafshuar nga Rottweiler-at apo Pitbull-at, por raste te tjera ka patur dhe nga rracat e vogla dhe rracat e tjera te perziera. Cili është çelësi? Leadership-i. Jini të sigurt me veten dhe punoni shume me qenin. Ndryshoni mënyrën e sjelljes, behuni më konfident, më të prerë në veprime dhe fjalë, madje dhe në vendime. Ju duhet te jeni i pari i tufës, ai që qeni juaj duhet të ndjeki. Në cdo moment, në cdo levizje, ju jeni ai që duhet ta korrigjoni atë. Është e kotë të merrni një profesionist nëse vetë nuk jeni në gjendje ta nenshtroni qenin tuaj ashtu sic duhet. Shëtitjet janë çelësi kryesor i një qeni të qetë. Një qen i lodhur është një qen i lumtur. Si fizikisht dhe psikologjikisht ai do të jetë më i dëgjueshëm, më i bindur dhe më i nënshtruar ndaj jush nëse rutina e tij është e bukur dhe e rregullt.
  • Çfarë i nevojitet qenit:

EXERCISE – DISCIPLINE – AFFECTION

(USHTRIME – DISIPLINË – AFEKSION)

– Rutinë e rregullt ditore

– Shëtitje 2-3 herë në ditë, nga  30 min minimumi.

– Jo përkedhelje apo llastime të tepruara.

– E ndaluar mbajtja në krahë e tij.

– Ushtrimet në shtëpi dhe jashtë me ju dhe femijën

– Dominancë nga ju.

-Treatsa ose shpërblime në momentet kur ai është totalisht i qetë.

-Mësimi i komandave si: ulu , shtriu, stop, keq.

  • Çfarë duhet te bëni ju:

-Krijoni distancë midis jush dhe qenit gjatë vakteve të të ngrënit. Kjo i tregon atij që ju keni nevojë për hapësirë dhe ai duhet ta respektoje atë.

-Mbajeni qenin në litar në prani të femijës për të qenë më i menaxhueshëm. Ky ushtrim duhet të përsëritet disa herë në ditë për një periudhe të gjatë (mbi një muaj).

-Minimalisht një prej shëtitjeve ditore të përfshihet dhe qeni dhe fëmija. Ecja përkrah njëri tjetrit rrit miqësinë midis dy palëve.

-Mbani në distancë njerëzit me karakter të dobët dhe mosbesues ndaj qenit. Ata do të ndikojnë keq në sjelljen e tij. Ju duhet të qëndroni konfident dhe të qetë përpara tij në cdo lëvizje që bëni. Hormonet e stresit dhe frikës që ne lëshojmë, kalojnë direkt tek qeni, i cili mund ti shfaqi ato me shenja frike dhe agresioni. Nese ju jeni i qetë, do të keni një qen të qetë. Nuk ka nevoje ti bërtisni me zë të lartë për një gabim që ai ka bërë. Mjafton korrigjimi i tij me litar dhe injorimi i tij në një pjesë të shtëpisë.

-Mos përmendni fjalinë ‘E kemi xhan’ në momentet kur ai u leh njerëzve, motorrave, fëmijëve etj, sepse veshi i tij nga e gjitha kjo fjali , percepton vetëm fjalën ‘’XHAN’’ , të cilën e njeh si një tingull kur ka bërë dicka të mirë dhe ky ton zëri transmeton pasiguri. Korrigjojeni me litar dhe përmendi fjalën ‘’KEQ’’ ose pasthirrma ‘’EJ!’’. Kaloje qenin pas teje nga krahu i kundërt i sendit apo personit që po i leh, ku në këtë mënyrë ju i tregoni se lideri jeni ju dhe ai duhet t’ju nënshtrohet.

Add Your Comment

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp